Avokati i Popullit: ”Horror” në spitalet psikiatrike dhe burgjet!

Trajtim ç’njerëzor dhe degradues të personave të dënuar po bëhet në burgun e Idrizovës alarmon Avokati i Popullit Naser Ziberi, njofton KlanM.

Marketing

Ai thotë se situata serioze dhe shqetësuese është në pjesën e mbyllur në krahun e katërt ku 36 të burgosur flejnë në dysheke në dysheme të korridorit dhe përdorin një tualet, ndërsa dushin e bëjnë më ujë të ftohtë.

“Gjatë kontrollit u konstatua se në njërën nga dhomat me sipërfaqe 14 metra katror ishin vendosur 15 të dënuar nga të cilët 6 të dënuar flinin në dysheke në dysheme ndërsa pjesa tjetër në krevate në 4 kate. Në një dhomë tjetër me sipërfaqe 21 metra katror ishin vendosur 11 të dënuar” – tha Naser Ziberi, Avokati i Popullit.

Ashtu siç kanë raportuar gazetarët, Avokati i Popullit ka konstatuar gjendje të rënde edhe në spitalet psikiatrike në Shkup dhe në Demir Hisar.

“Gjatë vizitës në një nga dhomat e punës të personelit u jetën rripa lëkure për fiksim, të cilat u theksua se nuk ishin në përdorim si dhe një zinxhir metalik me dry për të mbyllur dhomat kur ka pacientë të shqetësuar. Ndërsa në një dhomë është vënë re edhe një kabllo e fortë e trashë me gjatësi prejk 1 metër për të cilën punonjësit nuk kishin përgjigje se përse ndodhej aty dhe për çka përdoret” – tha Naser Ziberi, Avokati i Popullit.

Ziberi, sic njofton KlanM, thotë se Qeveria sillet në mënyre jokorrekte pasi edhe përkundër të gjitha këto konstatime të shkeljes së rëndë të të drejtave të personave dhe pacientëve në institucionet e mbyllura çdo vit po e shkurton mjetet financiare.