Sveçla takon 3 policët e liruar: Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur ditën e sotme në takim tre policët, të cilët ishin rrëmbyer nga njësitet policore-ushtarake të Serbisë, brenda territorit të Kosovës.

Marketing

Gjatë takimit, Sveçla u shpreh se ky rast ishte i planifikuar dhe Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj.

“Që të tre zyrtarëve policorë në seancën e sotme gjyqësore në Kralevë i’u është konfirmuar aktakuza dhe janë liruar me procedurë të rregullt, ç’ka nënkupton se ndaj të njëjtëve do të vijojnë thirrjet dhe përndjekjet nga Serbia. Gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se gjendja e tyre shëndetësore fizike është relativisht e mirë por me vullnet të fortë dhe kurajë për të vazhduar detyrën në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Sveçla shprehi mbështetjen e të gjitha institucioneve të Kosovës duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi.

Policët kufitarë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shema, u rrëmbyen nga forcat serbe në 14 qershor, teksa ishin në detyrë zyrtare në Kosovë.