Fiat ndërpret prodhimin e veturave me njërën ngjyrë pasi është e mërzitshme e s’përputhet me ‘La Dolce Vita’

Shefat thanë se ngjyra që e hoqën nuk përfaqëson vlerat e saj ‘Dolce Vita e Re’. Nga sot, kompania nuk do të shesë më makina gri. Fiat ka konfirmuar se ka ndaluar prodhimin e makinave – jo për shkak të mungesës së kërkesës nga klientët, por sepse nuk përfaqëson vlerat e markës ‘Dolce Vita e Re’, sipas gjigantit italian.

Marketing

Vendimi është marrë për të “rritur rëndësinë e ngjyrave në jetë, duke u mishëruar me mënyrën italiane të të jetuarit”.

Kompania shton se një gamë më larminë e bojrave është pjesë e një strategjie të shitjes me ‘tipar dallues’ për t’i bërë makinat Fiat të dallohen në tregun më të gjerë të automobilave.

Nga sot, ngjyrat në linjën e tanishme dhe të ardhshme të Fiat thuhet se janë ‘frymëzuar nga deti, dielli, toka dhe qielli italian’. “Ne kemi thyer rregullat: e tani kemi vendosur të ndalojmë prodhimin e makinave gri Fiat”, shpjegon Olivier Francois, shefi ekzekutiv dhe shefi i marketingut global në grupin kontrollues të Fiat, Stellantis.

“Kjo është sfiduese dhe përçarëse dhe synon të përforcojë më tej lidershipin e Fiat-it si markë e gëzimit, ngjyrave dhe optimizmit. “Italia është vendi i ngjyrave dhe, duke filluar nga sot, edhe makinat e Fiat-it” tha Francois.”Kjo zgjedhje i komunikon më tej njerëzve vlerat e New Dolce Vita dhe ADN-në italiane të mishëruar nga marka. Deklarata zyrtare vazhdon se kjo lëvizje për të shitur vetëm modele të reja me ngjyra të ndezura do t’i ‘frymëzojë njerëzit të jetojnë me optimizëm dhe pozitivitet’.

Vendimi mund të dështojë në Mbretërinë e Bashkuar për shembull pasi kjo është ngjyra e re më e popullarizuar e makinave Pse vendimi për të hequr gri mund të rezultojë i kundërt në Britani? Kjo për shkak se gri është ngjyra më e njohur për modelet e reja në Britani – dhe ka qenë për disa kohë.

Më shumë se një në katër veturat e reja të blera nga klientët në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar ishin gri, zbulojnë të dhënat zyrtare. Rreth 25.7 për qind e regjistrimeve të makinave ishin me këtë ngjyrë, pesë vit radhazi që kjo ishte përzgjedhja e më e preferuara e britanikët.