Tensionet në veri, Von del Leyen zbardh kërkesën për Vuçiqin

epa09846777 European Commission President Ursula von der Leyen arrives for the European Council Summit in Brussels, Belgium, 24 March 2022. The European Council summit starts with the participation of US President Joe Biden to address Russia's ongoing military aggression against Ukraine. After that, Head of States will continue discussions on how best to support Ukraine in these dramatic circumstances. EPA-EFE/JULIEN WARNAND

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për rolin e Serbisë që të ulen tensionet në veri të Kosovës.
Von der Layen i ka kërkuar Vuçiqit që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut Kosovë-Serbi, që lehtësohet dhe ndërmjetësohet prej BE-së.

Marketing

“Fola me presidentin Vuçiq sot për rolin e Serbisë në depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës”, u shpreh ajo.

“Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovëss”.