Qeni futet në fushë dhe ndërpreu ndeshjen mes Holandës dhe Gjeorgjisë

Një moment interesant ka ndodhur në ndeshjen mes Kombëtares së Holandës U21 dhe Gjeorgjisë U21, e vlefshme për kampionatin europian që po mbahet në Rumani dhe Gjeorgji.
Ishte minuta e 12’të e ndeshjes, ku në stadiumin “Paichadze” në Tbilisi u fut në fushë një qen, shkruan Lajmi.net

Marketing

Qeni vraponte nëpër fushë, kurse gjyqtari i ndeshjes ndaloi lojën përkohësisht derisa sigurimi largoi nga fusha kafshën.

Kujtojmë që kjo ndeshje u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1, me golat e shënuar nga Taylos (Holanda) dhe Davitashvili (Gjeorgjia).

https://twitter.com/Lev1sasports/status/1673734935998349321?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1673734935998349321%7Ctwgr%5E9e7929b0962a83c22a0f374d0b973379f770cea2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fqeni-futet-ne-fushe-dhe-nderpreu-ndeshjen-mes-holandes-dhe-gjeorgjise%2F