Kurorëzimet kanë rënë në nivelet më të ulëta historike në Francë, Spanjë, Itali, Irlandë, Poloni, Greqi, Danimarkë, e Britani.
Shembulli më i “frikshëm” është në Itali, aty ka pasur më pak se 200 mijë martesa vitin e kaluar, numri më i ulët që nga Lufta e Parë Botërore.
“Rënia ka qenë përtej çdo pritshmërie. Ka shkaqe kulturore dhe ekonomike për këtë fenomen”, tha kryetari i institutit në Itali, Antonio Golini. Sipas tij martesa është bërë më pak e rëndësishme nga pikëpamja fetare dhe civile, sepse shumë të rinj jetojnë së bashku pa u martuar.
Por ka edhe shkaqe ekonomike sepse martesa kushton shumë. Kështu që në një kohë krize si kjo, njerëzit zgjedhin të jetojnë në bashkëjetesë [të pamartuar].” Një studim i këtij viti zbuloi se pothuajse gjysma e njerëzve të moshës 18-30 vjeç në Evropë ende jetojnë me prindërit e tyre, sigurisht shkaku i parë është kostoja e lartë e qirasë. Ekspertët thonë se ky fenomen po godet rëndë edhe normat e lindjeve. Rekord mbajnë 40-vjeçarët të pamartuar ende.