Një seri sulmesh me bomba në dyqane dhe banka kanë ndodhur në verilindje të Uashingtonit. Policia ka nisur kërkimet për të kapur sulmuesin.
Sipas Daily Mail, sulmet ndodhën me një distancë prej disa minutash në Truist Bank, dyqanin Nike, një supermarket të Safeway dhe hotelin The District.
Policia kërkon ndihmën e publikut për kapjen e të dyshuarit duke ofruar një shpërblim deri në 20,000 dollarë.
Incidenti i parë ndodhi në orën 4:30 (me orën lokale) të dielën në mëngjes, kur dikush hodhi një mjet shpërthyes në trotuarin jashtë bankomatit të Truist Bank në Washington Place NE dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Disa minuta më vonë, rreth orës 4:36 të mëngjesit, i dyshuari hodhi një mjet shpërthyes në trotuar përpara dyerve të dyqanit Nike në Rrugën H.
Incidenti i tretë ndodhi në orën 4:45 të mëngjesit, kur këtë herë, i dyshuari hodhi një koktej molotovi në Safeway në Rrugën 40 përpara se të largohej.
Policia Metropolitane tha se në të tre incidentet, i dyshuari dukej se kishte shënjestruar objektet komerciale, por nuk duket se i dyshuari kishte shënjestruar civilët dhe ende nuk dihej motivi i sulmit. /abcnews.al