Aktivistët e fraksionit të BDI kanë shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale sot kur po zhvillohen zgjedhjet brendapartiake në BDI.
Aktivistët e fraksionit kanë bërë të ditur se qëndrojnë pas qëllimit të tyre, duke mbështetur një nga drejtuesit e këtij grupimi në BDI i udhëhequr nga nênkryetari Izet Mexhiti.
“Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë. Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi.
I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë;
E në mbetë veç një, unë do të jem ai!
S’njohim kryetar tjeter. Një dhe i vetmi Izet Mexhiti”, thuhet në porosinë e shpërndarë