Ka përfunduar karvani shëndetësor i Klinikës Zhan Mitrev “Shëndet për të gjithë”, janë dhuruar ekzaminime në vlerë prej 1.000.000 denarë

Karvani “ Shëndet për të gjithë” që mundësoi ekzaminime kardiovaskulare gratis për pensionistët përfundoi misionin e tij me vizitën e fundit në Krushevë. Ekipi i mjekëve nga Klinika Zhan Mitrev ka vizituar gjithsej 11 qytete në Maqedoninë Lindore dhe Perëndimore, gjatë të cilave janë dhuruar ekzaminime që mbartin një vlerë prej mbi 1.000.000 denarë.

Marketing

Realizimi i karvanit shëndetësor dhe kontrolleve falas ishin pjesë e Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet Klinikës Zhan Mitrev dhe Sindikatës së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë. Ato janë realizuar në terren në bashkëpunim me organizatat vendase për të mbuluar këtë kategori vulnerabël qytetarësh që nuk kanë mundësi të udhëtojnë apo të marrin këtë lloj shërbimi në nivel lokal.

Të gjithë pensionistët që janë regjistruar për ekzaminime falas kanë marrë anamnezë, EKG dhe lexim të rezultatit, ekzaminim kardiovaskular me ultratingull, kontroll të terapisë dhe konsultim për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ekzaminimet janë bërë ngamjeket tona specialiste Dr. Jasmina Zafirovska dhe Dr. Dashurie Neziri.

Klinika Zhan Mitrev filloi karvanin shëndetësor “Shëndet për të gjithë” dhe ekzaminimet falas me qëllim për të rritur mundësitë dhe qasjen e ekzaminimeve specialistike për të gjithë ata që nuk kanë dhe nuk mund të marrin mendim nga mjeku për gjendjen e tyre shëndetësore. Klinika Zhan Mitrev rrit kujdesin për shëndetin e qytetarëve, veçanërisht për kategoritë vulnerabël dhe ata të cilët nuk kanë mundësi për tu konsultuar me mjekun. Përveç ekzaminimeve, pensionistët morën këshillim dhe edukim për diagnostikimin korrekt dhe në kohë të sëmundjeve të mundshme.