“One stop shop” me Kosovën/ Grubi: Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare

Sot në seancën e Qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar Raporti mbi negociatat lidhur me vendosjen e një pike kufitare me Republikën e Kosovës, kështu ka njoftuar Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi.

Marketing

Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkët kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”, ka shkruar kështu Grubi.

Ja postimi i plotë:

Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare me Republkën e Kosovës! Vendkalimet e përbashkëta kufitare së shpejti do të bëhen realitet!

Në seancën e sotme të Qeverisë shqyrtuam dhe miratuam Raportin për negociatat e realizuara dhe tekstin e përshtatur të Kontratës me Qeverinë e Republikës së Kosovës për pikat e përbashkët kufitare “Bllacë – Han i Elezit” dhe “Jazhincë – Glloboçicë”.

Angazhuam Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i qaset nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme.