Përafrim qëndrimesh mes sindikatave dhe ministrave për pagat në sektorin publik

Takimet intensive ndërmjet krerëve të sindikatave dhe dy ministrave solli vetëm përafrim të qëndrimeve.

Marketing

Në fillim të javës së ardhshme është e mundur arritja marrëveshjes për rritje të pagave në sektorin publik, tha kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov. Sindikatat kërkojnë që rritja e pagave të llogaritet sipas njërit prej tre modeleve që propozojnë. Njëra është të merret si bazë përllogaritje inflacioni prej 14.2%, i dyti është sa rritja e pagës minimale prej 12.5% dhe e treta është sa rritja e pagës mesatare për vitin e kaluar prej 10.9%. Megjithatë, ai nuk tha se cili prej modeleve të ofruara është i pranueshëm për qeverinë, në mënyrë që siç thotë ai, të mos prishet procesi i negociatave. Mbetet të qartësohet dhe koha e harmonizimit të pagave në periudhë 2025-2028.

“Diskutuam ti përafrojmë qëndrimet në atë që ne kërkojmë dhe atë që ata ofrojnë nga takimet e mëparshme. Nuk do të doja të shkatërrojmë procesin para se ata ti bëjnë konsultimet e brendshme dhe ne po ashtu ti bëjmë konsultat tona mes veti. Megjithatë, jemi afër asaj që negociojmë si sindikalistë. Biseduam edhe për përqindje më të lartë, vlerësoj se nëse bëhet përllogaritjet drejtë do ti përmbushë kërkesat e të gjitha palëve”, tha Sllobodan Trendafilov, LSM.

Kurse ajo që deri më tani dihet në Këshillin Socio-ekonomik iu është afruar rritje prej 6%, që në rastin më të mirë të fillojë nga shtatori dhe pas dy vite e gjysmë të zbatohet metodologjia e re e pagave në sektorin publik ku si bazë do të merret paga mesatare dhe vlera e koeficientit në bazë të vendit të punës. Gjatë kësaj jave u zhvilluan dy takime, pas të cilave autoritetet nuk duan ta diskutojnë heqjen e 78% të rritjes së pagave që u bë falë shfuqizimit të një neni nga Gjykata Kushtetuese me arsyetimin se 1,060 funksionar nuk mund të krahasohen me 136 mijë të punësuar në sektorin publik. Autoritetet thonë se rritja e pagave duhet të arsyetohet me performancën në punë dhe prejardhjen e pasurisë së të punësuarve, duke iu referuar paralajmërimit për grevë në DAP dhe Dogana, të cilët kërkojnë 30% rritje. /Alsat.mk