Të gjithë drejt plazheve, trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë( VIDEO)

Kjo e shtunë është shoqëruar me trafik të rënduar në aksin Milot-Lezhë. Klan News raporton se dyndja e pushuesve nga Kosova drejt plazhit të Tales, Shëngjinit apo Velipojës ka sjellë ngarkesë në të gjitha rrugët që të çojnë drejt zonave bregdetare.

Marketing

Pushues nga Kosova preferojnë bregdetin, ndërsa krijohet një trafik i tillë në akset të cilat janë cilësuar problematike për shkak se nuk e përballojnë fluksin e shtuar.

Si në ardhje, po ashtu edhe në kthim, pushuesit janë përballur me pritje për të shkuar në destinacion. Klan News raporton se janë me mijëra turistë vendas dhe të huaj që zgjedhin Lezhën për të kaluar pushimet, e që duhet të përballen çdo ditë me trafik të rënduar. Policia Rrugore është vendosur në të gjitha kryqëzimet kryesore duke ndihmuar drejtuesit e mjeteve që t’u drejtohen rrugëve dytësore si mënyra e vetme për të lehtësuar lëvizjen e tyre. https://youtu.be/JN_hqUhPI4c

Marketing