Aksident me fatalitet në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një person ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në autostradën “Arbër Xhaferi”, saktësisht në fshatin Bibaj në Ferizaj.
Kjo është konfirmuar për Lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cila tha se në aksident kane qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet.

Marketing

Njoftimi nga Policia

Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku ne autostrada “Arber Xhaferi ” ne Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaqanik.

Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes ne vendin e ngjarjes është konstatuar se ne aksident kane qene te përfshire një kamion dhe një automjet.

Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasoje e aksidentit dhe tre persona tjerë kane marr lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më te renda dhe është percjellur për trajtim mjekësor.

Njësitet kompetente për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut ne autostrade janë marr me rastin dhe deri ne përfundimin vendshiqimit nga mjekësia ligjore do te ketë bllokim te rrugës ne ketë lokacion.

Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve qe te kenë kujdes gjate vozitjes, te respektojnë shenjat dhe kufizimet ne rrugë dhe autostrada, ne mënyre qe te shmangen rastet e tilla qe shpesh po perfundojne me pasoja të rënda dhe humbje jetësh njerëzore