Lidhja e sindikatave të Maqedonisë në faqen e vet në Fejsbuk kumtoi se i dënon ashpër kërcënimet ndaj të punësuarve në “Higjienën Komunale” Shkup pas videos së publikuar në mediume, ku, siç theksohet, “dëgjohet se si drejtoresha e “Higjienës Komunale” i kërcënon dhe ofendon të punësuarit”.
Njëkohësisht, siç qëndro në njoftim, LSM e dënon ashpër hapin e kryesisë për të larguar nga puna një grup të madh të punësuarish, si dhe për ta larguar nga puna kryetarin e Sindikatës së “Higjienës Komunale” pranë, i cili ka mbi 30 vite përvojë pune.
“LSM plotësisht i mbështetë të punësuarit në Higjienën komunale në Shkup, të cilët tashmë disa ditë shprehin revoltë ndaj kryesisë, sepse, janë larguar rreth dhjetë prej tyre nga puna, por edhe për shkak se nuk u përmbushen kërkesat për rritje të rrogave, K-15 dhe stazh të benificuar”.
Punëtorët, siç ceket në kumtimin e LSM-së në Fejsbuk, u kërkojnë falje qytetarëve për shkak se nuk po mblidhen mbeturinat dhe i informojnë se revolta është kundër kryesisë së NP “Higjiena komunale”.