“Për mua, më e bukura në botë” – Capital T pranon se është në një lidhje dashurie

Këngëtari i njohur, Capital T, ka folur për jetën e tij personale.

Marketing

Në një intervistë për emisionin Radar, artisti ka pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie, e cila për të është “më e bukura në botë”.

Nga fjalët e tij ndjehet dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç ka thënë ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.