Spasovski viziton kryeshefin e policisë së Strugës: Kjo është sulm ndaj shtetit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ministri Oliver Spasovski ka vizituar në spital kryeshefin e policisë së Strugës, D.A., ndaj të cilit mbrëmjën e djeshme, siç thotë MPB, kishte tentim për vrasje.

Marketing

Nga MPB thonë se D.A. është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski sot (29.07.2023) kanë vizituar shefin e plagosur të DPB-Struga D.A., ndaj të cilit ka pasur tentim brutal për vrasje, e cili aktualisht ndodhet në gjendje stabile shëndetësore. Pas masave operative të marra ndaj S.N. është bërë kallëzim penal për veprën penale “vrasje në tentativë” dhe gjyqtari i procedurës paraprake i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, pas çka sulmuesi S.N. është dërguar në burgun e Shkupit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.