Vendi nuk ka zjarrfikës të mjaftueshëm për të menaxhuar me zjarret, kështu sot alarmoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov. Ai theksoi se sipas ligjit në bazë të numrit të banorëve duhet të jenë të paraqitur aq zjarrfikës. Nga 56 punonjës në zyrat e Pyjeve Kombëtare vetëm katër mund të dalin në terren kur ka zjarr dhe ky problem vazhdon prej vitesh. Stojançe Angellov drejtor në QMK.
“Udhëheqësia e “Pyjeve Kombëtare” nuk ka faj. Nuk ka njerëz. Ligji është rigoroz dhe zgjidhja është reformimi i plotë i Sistemit të Menaxhimit të Krizave, por duhet të bëhen nga njerëz të lëmisë. Ne nuk kemi nevojë për profesorë sepse i dimë problemet reale” – tha Stojançe Angellov.
“Është detyrë e çdo qytetari të lajmërojë nëse vëren zjarr dhe nëse mund të reagojë menjëherë. Minutat e para të zjarrit janë më të rëndësishmet për të shuar zjarrin. Të gjitha institucionet duhet të përgatiten sa më shumë gjatë verës, kur ka rrezik të madh për zjarre. Në lidhje me avionët për shuarjen e zjarreve të mundshme, Angelov informon se janë të kufizuar pasi që mund të mbushin ujë në disa vende, por karburant vetëm në një vend. Ndërsa helikopterët e policisë, të cilët tani do të përdoren gjithnjë do të mund të mbushin ujë kudo.