Gjithsej 8.8 milionë euro do të jetë mbështetja financiare e thirrjes së fundit IPARD 2 që do të shpallet sot. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është data 18 shtator i vitit 2023, ndërsa investimet që do të miratohen, duhet të realizohen brenda deri më 31 maj. Kërkesa për pagesë duhet të dorëzohet deri më 30 qershor, ndërsa më pas Agjencia e Pagesave në afat prej gjashtë muajve (deri në fund të vitit) është e obliguar t’i paguajë mjetet.
Në thirrjen publike nuk janë të pranueshme Investimet në punë ndërtimore. Thirrja ka për qëllim ekskluzivisht për furnizimin e pajisjeve përpunuese. Në lidhje me investimet që kanë të bëjnë me prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme, janë të pranueshme vetëm investimet për furnizimin dhe instalimin e pajisjeve për prodhimin e energjisë për nevoja vetanake.
Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonbomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, qëllimi është shfrytëzimi maksimal i IPARD 2 “deri në euron e fundit”. Tani për tani, siç theksoi dje, janë lidhur 2 369 marrëveshje, që është më shumë se numri i përgjithshëm i marrëveshjeve në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi së bashku.