Një 19-vjeçar është shpëtuar në vendin e quajtur “Shpella e Piratëve” në Dhërmi, ku kishte rënë nga një shkëmb.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, me njësi nga toka dhe nga deti, të pajisura me 2 mjete lundruese dhe të asistuara nga shërbime mjekësore, kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar, me qëllim ofrimin e ndihmës për 19-vjeçarin.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të specializuara, 19-vjeçari u nxorr nga një terren shumë i vështirë mbi shkëmbinj dhe mbi gurë. Këtij shtetasi iu ofrua asistencë mjekësore në vendngjarje, ndërsa më pas, u transportua në spital, për të marrë asistencë më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.