164 gjoba për shoferët në Shkup, 88 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (13.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion.

Marketing

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 gjoba, nga të cilat 88 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 11 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 6 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 12 gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur pesë gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy masa për kalimin e rrugës në sinjal të mbyllur (drita e kuqe)”.

Marketing