Sulejmani “selam” Apasievit: Rruga për të arritur tek Bilalli kalon mbi trupat tanë!

Thirrjeve të liderit të Levicës, Dimitar Apasiev për arrestimin e kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i është kundërpërgjigjur anëtari i kryesisë qëndrore të kësaj partie, Sedat Sulejmani.

Marketing

Sulejmani përmes një statusi në rrjetin social facebook e ka quajtur mikrob nacionalist kreun e Levicës derisa ia ka bërë me dije atij se rruga për arrestimin e Kasamit kalon mbi 30 mij trupat e votusve të Kasamit.

“Apasievi paska thanë do e kisha arestu Bilallin…
I bëj të fala Dimitarit se rruga për të aritur tek Bilalli kalon mbi trupat tanë!
Ti mikrob nacionalist i cili gjithë ditën vjell vner ndaj shqipëtarëve të bëj të fala që se pas Bilallit qëndrojnë 30 mijë ushtarë (votues) të cilët çdo njëri më shumë se tjetri janë të gatshëm ta mbrojnë Bilallin nga soji yt shovinistë që mendja dhe shpirti të reh në Moskvë e Rusi!”-ka shkruar Sulejmani në rrjetin social Facebook.