Ndryshimet kushtetuese, VMRO do të marrë pjesë në seancën e së premtes

VMRO-DPMNE me argumente do të kundërshtojë ndryshimet kushtetuese të premten. Kjo është strategjia e dakorduar në mbledhjen kordinative të grupit parlamentar të partisë dhe koalicionit. Kordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski ripërësiti se nuk do të mbështesin ndryshime kushtetuese të diktuara nga Bullgaria, pasi kanë edhe mbështetjen e qytetarëve. Mohoi të ushtrohet presion ndaj deputetëve të opozitës që të kontribuojnë në grumbullimin e 80 votave të nevojshme.

Marketing

“Ja vjen e premtja, qëndrimi i grupit parlamentar është ky tani që e thamë, do ti përsërisim argumentet të cilat i kemi dhe do ti lëmë që ti shohë populli se si më shum se një vit po manipulojnë me opinionin publik rreth numrit, konsenzusit dhe njerëzit të cilët japin mbështetje. Le të nis seanca dhe do ta shihni strategjnë e plotë të VMRO-DPMNE-së.”, tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.