Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Angela Ageler ftoi partitë politike që të konsolidojnë bindjet proevropiane në drejtim të ndryshimit të kushtetutës, gjithashtu edhe qytetarët të shtojnë presionin ndaj partive. Agler konsideron se siguria e shtetit shtrihet nën ombrellën europiane andaj vendimi edhe pse i vështirë duhet jetësuar.
“Prosperiteti dhe siguria e shtetit shtrihen në integrimin në BE. Unë shpresoj shum se politikanët e të gjitha partive do të veprojnë në këtë drejtim. Kufiri me Greqinë më kujton vendimet e vështira të cilat i ka bërë shteti. Unë e di se vendimi është i rëndë, por inkurajoj qytetarët që t’ua bëjnë me dije politikanëve se ata duan të jenë pjesë e BE-së.”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler.
Seanca kuvendore për ndryshimet kushtetuese nga e premtja e kaluar ka mbetur në gjysmë duke mos u rrumbullakësuar me aktin e votimit. Kryeparlamentari Talat Xhaferi ende nuk ka dalë me datë konkrete për vazhdimin e seancës, edhe pse ditë më parë përgënjeshtroi pretendimet e opozitës për shkelje të rregullores për ndërprerjen e seancës.
Deri në fund të muajit nuk është parashikuar asnjë aktivitet në shtëpinë ligjvënëse. Kreu i parlamentit do të thërasë deputetët për të votuar atëherë kur do të sigurohet kuorumi, megjithëse afatet sa vijën e ngushtohen duke i’u afruar nëntorit si afati përfundimtar për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare.