Kryeminstri Dimitar Kovaçevski thotë se është i befasuar me qëndrimin e Mickoskit se bota dhe Europa janë kthyer kundër tyre në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Ndërsa sa i përket tezës se ka komplot botëror, Kryeministri thotë se kjo në asnjë rast nuk është në favor të qytetarëve apo shtetit, përveç karrierës politike të atij që e thotë.
“Teoritë se është një komplot botëror nuk i bëjnë dobi qytetarëve dhe shtetit, përveç karrierës politike të atij që i promovon. Nëse nuk reagojmë tani, do të na lërë vetëm në dhomën e pritjes dhe e kemi parë se ku na ka çuar kjo. Tani është momenti kur ka një angazhim të përbashkët për t’u anëtarësuar. Me mbështetje të fortë nga shumë faktorë. Cila është alternativa? Nuk ka alternative se çfarë do të bëhej nëse nuk bëhemi pjesë e BE-së, asnjë nga ata që janë kundër nuk jep alternativë se çfarë do të bënim më pas.”, tha kryeminstri Dimitar Kovaçevski.