Zëvendërskryeministri Artan Grubi ka njoftuar se në seancën e sotme qeveritare i është dhënë dritë jeshile komunës së Butelit, që nxënësit e Vizbegut të nisin mësimin në shkollën e re, përcjell TV21. Grubi thotë se shkolla do të ketë kapacitet për 300 nxënës.
“Në seancën e sotme të Qeverisë kemi dhënë dritë jeshile që nxënësit e Vizbegut në komunën e Butelit, të fillojnë mësimin në shkollën e tyre amë.
Një projekt shumë modern edukativo-arsimor me një kapacitet për 300 nxënës dhe me të gjitha elementet e nevojshme për funksionim, si në aspektin teknik ,ashtu edhe profesional”, ka shkruar mes tjerash Grubi.