Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, do të pranojë të hënën dekretin e nënshtetësisë së Kosovës.
Dorëzimi do të bëhet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ceremonia e dorëzimit të dekretit do të bëhet gjatë vizitës dy ditore të Osmanit në Shqipëri.
Një muaj më parë, në Prishtinë, presidentja Osmani kishte nënshkruar këtë dekret që sipas saj, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe është nderim për shtetin e Kosovës.
Ndërsa në qershor të këtij viti, Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.