UEFA vlerëson Kombëtaren, publikon golat kuqezi të kualifikueseve

Profili zyrtar i Kampionatit Evropian në Twitter, UEFA EURO 2024, ka postuar një “threads” me golat më të bukur të Kombëtares sonë në kualifikuese.

Marketing

Janë 3 video të postuara nga profili i UEFA-s, ku shihet goli i Jasir Asanit ndaj Polonisë, goli tjetër i Asanit ndaj Moldavisë dhe ai i Nedim Bajramit, po ndaj Moldavisë.

“Golazot” shqiptarë në kualifikueset e Evropianit”, shkruan UEFA në shkrimin shoqërues të golave fantastikë të kuqezinjve.

Shqipëria kryeson Grupin E të kualifikueseve, me 10 pikë pas 5 ndeshjesh, duke lënë pas Republikën Çeke dhe Moldavinë, me nga 8 pikë secila.