Këto janë momentet e frikshme kur një dasmë kthehet në një tragjedi. Një prej dasmorëve po festonte duke shtënë me armë, por aksidentalisht qëlloi dhëndrin. Ky i fundit humbi jetën si pasojë e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Jordani.
https://twitter.com/B7frankH/status/1704816264101712238?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1704816264101712238%7Ctwgr%5E0c280954d87fd6463514cd325fddee7c2e62157a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Fdasma-kthehet-ne-tragjedi-momenti-kur-dhendri-qellohet-me-arme-video%2F
Viktima Hamzeh Al Fanatseh ishte polic. Siç duket nga pamjet, të afërmit e tij ishin mbledhur për të festuar dasmën e tij. Ata qëllojnë me armë në ajër. Por njëri prej tyre e ka goditur me plumb në gjoks.
Për pasojë dhëndri humbi jetën menjëherë. Me mijëra persona u mblodh në Ma’an të Jordanisë për funeralin e policit.
Shumë prej tyre kanë bërë thirrje që njerëzit të heqin dorë nga “zakoni vdekjeprurës”. Drejtoria e Sigurisë Publike tha se kushdo që kishte festuar duke qëlluar me armë si një akt “burrërie” apo gëzimi është bashkëfajtor në vrasjen e Fanatseh.
Raportime thonë se nusja ishte në parukeri kur mori vesh lajmin e trishtë. Ky rast ka shkaktuar reagim në Jordani, një vend që ndëshkon me gjobë ose deri në 3 muaj burg armëmbajtjen pa leje.
Ky nuk është rasti i vetëm kur ngjarjet festive janë kthyer në tragjedi. Raste të tjera kanë ndodhur në Puerto Rico, SHBA, Lindje të Mesme, Rusi e madje edhe në Ballkan./tvklan.al