Vuçiq gënjen në CNN për aktet terroriste në Kosovë: Serbia është e fundit që do incidente

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pati një përballje aspak të lehtë me gazetaren e njohur Christian Amanpour në CNN.

Marketing

Ajo e pyeti atë mbi zhvillimet e fundit, derisa Vuçiq gënjente haptazi duke mohuar se Serbia deshi të shkaktonte incidente, transmeton klankosova.tv.

”Duam një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës; Serbia është e fundit që do incidente në Kosovë”.

Vuçiq e justifikoi madje aktin terrorist të 24 shtatorit, duke i viktimizuar serbët, anise ata nuk ishin të rrezikuar nga askush.

”Problemi është që serbët donin ta mbronin veten”, u shpreh ai, ndërsa Amanpour i reagonte të kundërtën me fakte.