Kasami: Ligjin për amnisti nuk e përkrahim në këtë formë

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë nuk do ta përkrahin propozim ligjin për amnisti që është dorëzuar në Kuvedn, shkruan TV21. Kasami thotë se si parti janë të interesuar që të ketë Ligj për Amnisti, por jo në formën që është prezantuar në propozim.

Marketing

“Arsyeja se pse sot dhe pse tani po futet me procedurë të shkurtuar Ligji për Amnisti, ne vlerësojmë se është i gabuar dhe qëllimi është për kalkulime politike, ashtu siç ishin edhe ndryshimet e Kodit Penal, prandaj ne kemi thënë se në këto momente dhe në këtë formë siç është lëshuar Ligji për Amnisti, ne nuk do ta përkrahim”, tha mes tjerash Kasami.