Problemi i ujit të pijshëm për fshatrat e Sarajit drejt fundit

Do të ketë ujë të pijshem nëpër të gjithë fshatrat e komunës së Sarajt. Problemi për ujë të pijshem po i vjen fundi, kështu tha sot kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në promovimin e projektit për përmisimin e sistemit të ujsjellësit në këtë komunë.

Marketing

“Është projekt shumë i rëndësishëm që nuk do të ketë ndërprerje për vendbanimet do të ketë 24 orë të ketë ujë të pijshëm për vendbanimet Rashçe. Kopanicë, Bojanë, Llaskarcë dhe Bukoviçë dhe mbetet që komuna e Sarajit ti hartojë projektet të cilat janë në fazë përgaditore duke u punuar për vendbanimet Çajlanë dhe Semenisht”, tha Blerim Bexheti.

E pranishme ishte edhe kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska, e cila shtoi se deri vitin e ardhshëm projekti për ujë të pijshëm do të përfundoj.

“Në fillim të vitit të ardhshëm ky problem i cili është gati 30 vite, më në fund do të zgjidhet, do të ketë ujë të pijshëm për gjithë banorët e këtyre fshatrave, së bashku me komunën e Sarajit ne do të kontribojm në realizimin e shpejt të këtij projekti”, tha Danella Arsovska.

Ky projekt tash e sa vite vazhdimisht vetëm është premtuar ndërsa kësaj rradhe autoritete lokale zotohen se shumë shpejt do të vendoset në funksion me çka do ti jepet fund problemit të kahmotshëm të këtyre fshatrave për mungesën e ujit.

Marketing