Mickoski: Zgjedhjet anketa më e madhe – LSDM të përballet me popullin!

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe një herë I ka bërë thirrje LSDM-së që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke pohuar se përballja në zgjedhje është anketa më e madhe se kush ka përkrahjen e popullit.

Marketing

“Unë shpesh them publikisht se në vend se të ikin, anketa më e madhe është përballja me popullin. Ndoshta unë nuk e flas të vërtetën, ndoshta matjet publike nuk janë të sakta, ndoshta anketat e krijuara nëpër shtabet e tyre janë të sakta, ka vetëm një mënyrë për të treguar se kush janë shifrat e vërteta, kurse shifrat e vërteta tregohen në zgjedhje. Sërish u bëj thirrje LSDM-së që të përballen me opinionin dhe të mos fshehen dhe se nga kjo anketë nuk ka ikje. Sai takon pajtimit, ne nuk kemi problem me askend për t`u ulur e të bisedojmë për shkak se VMRO-DPMNE është parti demokrishtere që ofron dorën, ne nuk harrojmë por falim, por për kriminelët në politikë pajtim do të ketë atëherë kur do të përballen me përgjegjësinë për të bëmat e tyre ndaj Maqedonisë si shtet” – tha Hrisijan Mickoski.

Marketing