Kovaçevski – Ageler: Aktivitete të reja në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe realizimit të prioriteteve të përbashkëta

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua ambasadoren e SHBA-ve në vend, Anxhela Ageler.

Marketing

Në takim u shqyrtuan aktivitetet e ardhshme të të dyja vendeve, në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe realizimit të prioriteteve të përbashkëta, me theks në disa fusha konkrete.

Kovaçevski dhe Ageler potencuan se partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve është në fazën e avancimit, nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit në kuadër të Dialogut strategjik dhe se kjo dinamikë lidhet me përcaktimet progresive politike të shtetit.

Në këtë kontekst, u riafirmua mbështetja e fuqishme nga SHBA-të në procesin që duhet të mundësojë përparimin e përgjithshëm të vendit, e veçanërisht në plan të eurointegrimeve, për të cilin bashkërisht u vlerësua se është e nevojshme të ruhet drejtimi evropian dhe se hapi i ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i një rëndësie kyçe për atë.

U nda qëndrimi se subjektet politike pro-evropiane duhet ta njohin pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë moment, për të siguruar të ardhmen evropiane të qytetarëve të RMV-së.