Një aeroplan i tretë turk me ndihma humanitare për civilët e Rripit të Gazës mbërriti sot në Egjipt, raporton Anadolu.
Avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar El-Arish në Egjipt, i cili është afër me rripin e sulmuar nga forcat izraelite dhe e ka dedikuar atë për ndihmë humanitare në Gaza.
Avioni ushtarak, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), po ofron ndihma shumë të nevojshme për popullin e Gazës.
Artikuj si ilaçe, furnizime mjekësore, ushqime, mallra të konservuar, batanije dhe pelena është planifikuar të transportohen përmes kalimit kufitar Rafah në Gaza.
Dy avionët e parë që transportuan ndihma humanitare të Türkiyes për civilët e Gazës u ulën në Egjipt të premten.