Një nga problemet më të mëdha që vjen me ardhjen e vjeshtës është era e ftohtë që prek drejtpërdrejtë lëkurë.
Për shumë persona kjo mund të kthehet në një problem të vërtetë e të ndikojë në përditshmëri.
Në këtë artikull do të trajtojmë disa nga problemet më të zakonshme të cilat prekin lëkurën gjatë periudhës së vjeshtës.
Skuqja dhe tharja e lëkurës
Skuqja dhe çarja e lëkurës së duarve apo fytyrës gjatë periudhës së të ftohtit prek zakonisht gratë në moshë e veçanërisht ato që kanë lëkurë të thatë.
Për këtë simptomë ka shumë faktorë që mund të ndikojnë, jo vetëm i ftohti, por edhe ajri i nxehtë që vjen nga paisjet ngrohëse.
Gjithashtu lëkura nuk ka aftësinë të prodhojë ynyrë sa duhet me kalimin e moshës për t’i mbajtur duart tuaja të buta.
Një zgjidhje e shpejtë, por afatgjatë për këtë problem është të hidratoheni vazhdimisht pasi e ndihmoni lëkurën të rigjenerohet më shpejt.
Gjithashtu përdorni një krem hidratues me veti qetësuese për lëkurën tuaj të cilin mund ta gjeni në farmaci.
Thyerja e thonjve
Një në katër gra hasen me problemin e thyerjes së vazhdueshme të thonjëve.
Teksa plakeni, thonjtë si në duar ashtu edhe tek këmbët dobësohen duke ju krijuar probleme.
Duke u thyer me shpesh e duke u zbutur sa herë që lani duart, enët apo pastroni diçka.
Një tjetër arsye e shfaqjes së këtij problem është edhe ekstremiteti i motit.
Zgjidhja më e mirë për të parandaluar këtë problem është t’i mbaroni duart gjithnjë me doreza.
Mbani larg kimikatet dhe gjatë darkës mund t’i trajtoni me pak vaselinë.
Çfarë këshillohet?
1-Evitoni ujin e ngrohtë
Kur temperaturat bien jashtë, një dush i ngrohtë është gjithçka për të cilën këni nevojë, por jo gjithnjë kjo është e rekomandueshme.
Sipas ekspertëve uji shumë i ngrohtë mund ta thajë lëkurën dhe t’i largojë yndyrën natyrale duke shkaktuar tharje.
2–Përdorni produkte delikate
Të jeni delikat me lëkurën në këtë periudhë është shumë e rëndësishme.
Nuk mjafton vetëm hidratimi i mirë, por edhe vëmendja mbi çdo produkt tjetër që do të vendosni në lëkurë.
Sigurohuni që larësi, tualeti apo çdo krem tjetër që do të të jetë pa parfum, organik e pa kimikate të shtuara.
3-Bëni trajtime për fytyrën
Trajtimet për lëkurën e sidomos atë të fytyrës janë shumë të rëndësishme kur stinët fillojnë e ndryshojnë.
Mundohuni të përdorni shumë aloe vera, mjaltë apo trajtime të tjera qetësuese.