A i druhet një arrestimi? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia e PD, ka deklaruar se nuk i frikësohet asnjë arrestimi.

Marketing

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh para gazetarëve se do i druhej arrestimit nëse do cenonte kauzën e nisur prej tij.

“Nuk i druhem arrestimit, e kam provuar këtë gjë. Kjo e ndihmon kauzën tonë, e motivon edhe më shumë. E shumëfishon Sali Berishën në qindra mijëra. Unë po luftoj për fitore, si të druhem unë?

Kjo është një dëshmi dhe motivim shtesë për ne. Sot Malltezi është ndaluar për fajin se është dhëndër i Sali Berishës, do e faktoj këtë. Për të arritur këtë mashtrues, falsifikatorë kanë fshehur dokumenta, kanë gënjyer para gjykatësit dhe unë i kam denoncuar para jush. Kjo është”, tha Berisha.