Bayerni mposht si mysafir Galatasaray-in

Bayern Munich ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, duke bërë kështu një hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi sonte në udhëtim ndaj Galatasarayt, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Grupin A.

Marketing

Galatasaray dominoi në tërësi pjesën e parë, por nuk shfrytëzoi edhe rastet e shënimit – duke shkuar kështu në pushimin mes pjesëve me rezultatin e barabartë 1:1.

“Bavarezët” ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Kingsley Coman (8’), teksa skuadra vendase barazoi shifrat përmes Mauro Icardit (30’), që shënoi nga penalltia.

Kampionët gjermanë u treguan më konkret në pjesën e dytë, për të siguruar edhe fitoren. Harry Kane (73’) dhe Jamal Musiala (79’) shënuan për gjigantin e Gjermanisë.

Bayern Munichi pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe vazhdon kryesimin në Grupin A. Galatasaray mbetet e dyta me 4 pikë.

Në dy pozitat tjera janë Copenhagen dhe Manchester United, që sonte takohen mes vete në “Old Trafford”.