Filmi “Në kuadër të dashurisë” në Shkup

Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films mbajtur më datë 9 Tetor në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar.

Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq.

E që nga ajo ditë, filmi më i komentuar dhe më i shumëpritur nga publiku nuk ndalet. “Në kuadër të dashurisë”, filmi i prodhuar nga Top Media ka udhëtuar në Korçë, Shkodër, Prishtinë, dhe Gjakovë, aty ku ndjekësit pritën me brohorima kastin e aktorëve të cilët ishin aty për të takuar fansat e tyre nga afër dhe për të bërë fotografi me ta apo për të dhënë autografe.

Marketing

Dhe suksesi i filmit “Në kuadër të dashurisë” nuk ndalet! Mbrëmjen e sotme, filmi është drejtuar në Shkup, Maqedoninë e Veriut. Në kinema Cineplexx po mbahet premiera e filmit aq shumë të pritur nga publiku.

Të shumtë ishin fansat që ishin aty për të pritur yjet e “Në kuadër të dashurisë”, personazhet më të dashur të momentit. Një pritje mjaft e zjarrtë u rezervua në tapetin e kuq në Cineplexx, ku yjet tanë u pritën mes brohorimash nga publiku.