Fluturim i rehatshëm dhe i sigurt, testohet me sukses avioni kundër turbulencës

Gjatë fluturimit, një takim i afërt me turbulencat mund të jetë një përvojë e frikshme apo edhe dramatike. Vetëm gjatë viti 2023, si pasojë e turbulencave ka pasur të vdekur dhe të lënduar. Më 31 gusht 2023, një aeroplan i Delta Airlines që ngrihej nga Milano dhe nisej për në Atlanta përjetoi turbulenca të forta gjatë afrimit në aeroportin Hartsfield – Jackson: 11 persona ishin plagosur dhe transportuar në spital menjëherë pas uljes; në mars 2023, një person vdiq nga lëndimet e marra gjatë turbulencave në një fluturim nga New Hampshire në Virxhinia. Dhe në të njëjtin muaj disa pasagjerë që udhëtonin midis Austin dhe Frankfurt u shtruan në spital pasi avioni i tyre u godit nga turbulenca të forta pranë Dulles, Virxhinia.

Marketing