Nikolla Gruevski shpëton edhe nga një lëndë, ndërpritet procedura penale për rastin “Trajektorja”

Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot e ndërpreu procedurën penale për rastin “Trajektorja”, shkruan TV21. Ky vendim vjen pas propozimit të Prokurorisë Publike, që vjen si pasojë e ndryshimeve në Kodin Penal, ndërsa shpenzimet e procedurës do t’i paguajë shteti.

Marketing

Në seancën e sotme prokurorja Lile Stefanova kërkoi që të tërhiqet aktakuza ndaj të akuzuarit Nikolla Gruevski për shkak të vjetërsimit absolut të lëndës, ndërsa për tre të akuzuarit tjerë kërkoi të ndërpritet procedura për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal.

Në këtë rast të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryetari Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i N.P. “Rrugë Shtetërore”, Lupço Georgievski.

Rasti ka të bëjë me procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.