Pse nuk kaloi Ligji për amnisti? Lloga do të kërkojë llogaridhënie nga qeveria

Që nga publikimi i parë i ligjit për amnisti, pati perceptime kontroverse. Në ditën e votimit me procedurë të shkurtër, deputetët si rrallë deri më tani, nga qeveria dhe nga pushteti, edhe pse qeveria ishte propozuesi, votuan kundër. Kundër ligjit votuan 66 deputetë, pro ishin 17 ndërsa 3 të përmbajtur. Ministri Lloga dukshëm i revoltuar, tha se kjo është hakmarrje ndaj tij për shkak se nuk i mbështeti ndryshimet në Kodin Penal. U shpreh i befasuar nga vendimi i deputetëve të LSDM-së. Nuk ishte i njoftuar se pse nuk kanë votuar ndërsa në intervistë për Telma tha se për këtë do ta pyesë qeverinë në seancë të rregullt të martën.

Marketing

“Në Kuvend po shoh deputetë nga VMRO-DPMNE që ishin kundër ndryshimeve të KP-së, Milloshoski dhe Janushev për shembull, dhe të nesërmen me avokatë kërkojnë që veprat e tyre penale të vjetërsohen. Për çfarë modeli po flasim këtu? Nga ana tjetër kam partnerë të koalicionit të cilët kanë dy ish sekretarë të përgjithshëm që vuajnë dënim me paraburgim dhe paraburgim shtëpiak në hotele, në Sistinë ose në Qendrën klinike. Në njërën anë keni njerëz të tillë nga parti të fuqishme në shtet, ndërsa në anën tjetër keni prova me fotografi dhe materiale të tjera.”- deklaroi Krenar Lloga, Ministër I Drejtësisë.

Nëse propozim ligji pëson ndryshime, ne jemi të hapur për diskutim, tha deputetja e Koalicionit “Mundemi”, Sanella Shkrielj në emisionin 10 Minuta në TV21. Ka edhe masa të tjera që mund të shfrytëzohen.

“Realiteti është se me këto ndryshime ligjore përkatësisht me propozim ligjin për amnisti, numri i personave që duhet të dalin nga burgjet është mbi 200, ndërsa pothuajse 3000 janë që presin për vuajtjen e dënimit në burg. Ky është argumenti i parë se pse vendosëm që mos ta përkrahim zgjidhjen e këtillë ligjore për shkak se në fakt nuk do të zgjidhim asnjë problem.”- tha Sanella Shkrielj, deputete e koalicionit “Mundemi”.

Lloga i dërgoi letër presidentit Stevo Pendarovski nga i cili kërkoi që të thirret mbledhje e Këshillit të sigurisë për mbingarkesën e burgjeve. Me këtë propozim ligj pritej që të liroheshin 286 të burgosur, pjesërisht të amnistohen rreth 1000. Për momentin 2114 të burgosur vuajnë dënimin me burg ndërsa 2813 presin për të vuajtur dënimin me burg.

Marketing