Roma mposht Lecce

Futbollistët e Romës mposhtën sonte skuadrën e Lecce në stadiumin “Olimpico”, duke shënuar dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.

Marketing

Lecce në fakt kaloi në epërsi në minutën e 27-të me anë të Almqvist.

Në minutat shtesë të ndeshjes Roma shënoi dy gola: në minutën e 91-të me Azmoun dhe në minutën e 94-të me Lukakun, pikërisht kur skuadra ishte në prag të humbjes.

Ndryshe, Romelu Lukaku humbi rekordin e tij të përsosur të penalltive në Itali, pasi në minutën e dytë goditja e tij u ndalua nga portieri i Lecce, Wladimiro Falcone.