A i ka ofruar Ali Ahmeti postin e kryeministrit të parë shqiptar Arben Taravarit?

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka mohuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka ofruar pozitën e kryeministrit të parë shqiptar në 100 ditëshin e fundit të mandatit të kësaj Qeverie. Taravari në një prononcim për TV21 tha se ky lajm nuk është i vërtetë.

Marketing

“E di që thashethemet politike nuk kanë ndonjë rëndësi si çdo thashetheme, por disa prej tyre janë të një ndjeshmërie të veçantë si është ky i Kryeministrit që kinse më është propozuar mua. Ky lajm nuk është i vërtetë!”, tha Taravari për TV21.

Marketing