​Tottenhami në frikë, lëndimi i Maddison më serioz se sa që pritej

James Maddison është larguar nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë për ndeshjet e radhës në kualifikimet e Euro 2024 kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Maddison, Tottenhami, përmes një komunikate zyrtare.

Maddison i bashkohet një liste të gjatë të lëndimeve te Tottenhami që përfshin Micky van de Ven, Richarlison, Ivan Perisic, Ben Davies dhe Manor Solomon.

Tani, gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Tottenhami po frikësohet se lëndimi në kyçin e këmbës i James Maddison është më serioz se sa që pritej.

Maddison është larguar nga grumbullimi i Anglisë me shqetësimin se ai po përballet me një kohë të gjatë jashtë fushave.

Trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou do të sqarojë më shumë situatën në konferencën e tij për media.