Skandal në Vegas, një pusetë e hapur në mes të pistës shkatërron Ferrarin e Sainz

Skuderia “Ferrari” ishte duke zhvilluar një nga fundjavat më premtuese të saj në këtë sezon të Formula 1, teksa Charles Leclerc vendosi një ritëm të shkëlqyeshëm duke e mbyllur ditën e parë të provave si pretendent për pole.

Marketing

Por atëherë kur u duk se edhe Carlos Sainz do të shkëlqente, fundjava për spanjollin u shndërruar në zhgënjim, pasi Ferrari i tij u fik pasi kaloi sipër një pusete të hapur në pistën e Vegasit.

Sainz tashmë me një vendim absurd nga FiA është penalizuar me 10 vende për garën e së dielës, pasi pas incidentit në pistë Ferrari është detyruar të ndryshojë një sërë komponentësh të motorit.

Sainz u ndal në fazat e hershme të provave të së enjtes pasi kapaku i pusetës së kullimit i shkatërroi shasinë e makinës dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në motorin dhe paketën elektrike të Ferrarit të tij. Vetë piloti pësoi dhimbje të shpinës nga incidenti.

Ferrari paraqiti një kërkesë tek stjuardët e pistës duke kërkuar një “derogim të rregulloreve sportive, për të lejuar zëvendësimin e paketës elektrike dhe motorit pa penalitet, por kjo nuk u lejua.

Pasi dëgjoi ankesat Ferrarit dhe pasi panë provat video dhe ekzaminuan dëmet në makinën e Sainz, paneli drejtues vendosi të ndjekë rregulloren duke penalizuar pilotin spanjoll, pavarësisht se paaftësia e stjuardëve dhe keqmeanxhimi i cirkuitit në Vegas e detyruan atë të bënte ndryshime në makinë.

“Stjuardët përcaktojnë se pavarësisht nga fakti se dëmi është shkaktuar nga rrethana shumë të pazakonta të jashtme, neni 2.1 i Rregullores Sportive të Formula 1 i detyron të gjithë zyrtarët, përfshirë edhe stjuardët, të zbatojnë rregulloret ashtu siç janë shkruar. Prandaj, duhet të zbatohet dënimi i detyrueshëm i specifikuar në nenin 28.3 të Rregullores Sportive”, thuhet në vendimin e FIA-s.

Marketing