Anëtari i KSHZ-së, opozita ankohet për pengesat e pushtetit

Opozita shqiptare fajëson kryetaren e komisionit për zgjedhje dhe emërime Marija Georgievska për pengimin e procesit për zgjedhjen e anëtarit të tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Ata thonë se pengesa bëhet nga shumica parlamentare. Georgievska sot kishte refuzuar që kjo pikë të jetë në rend dite në seancën e komisionit kurse tani opozita ka nisur dhe një kërkesë tjetër, që të caktohet seancën e veçantë për këtë çështje. Komisioni duhet të vërtetoj listën e kandidatëve dhe më pas kreu i Kuvendit duhet t’i ofrojë mundësi zgjedhjeje opozitës nga kjo listë.

Marketing

“Kjo është qartë një politikë veçanërisht nga BDI dhe ASH të cilët përmes opstrukcioneve mundohen që të krijojnë favore të veta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Krijojnë situata jo të barabarta ndërmjet partive politike, diçka që i takon opozitës shqiptare ta pamundësojnë dhe të krijojnë një pasiguri dhe një humbje të legalitetit dhe legjitimitetit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare për shkak se nëse ne tani dërgojmë një porosi të kësaj natyre kur nuk kemi vullnet që të plotësojmë vendin vakant në KSHZ, vend i cili duhet të plotësohen në mënyrë konsensuale sepse e gjithë përbërja e KSHZ-së është konsensuale, këtu shumica parlamentare qartë tregon qëllimet e mbrapshta të vetat që ta pengojë një proces të tillë i cili ka pasoja të mëdha edhe për proceset eurointegruese por edhe për besueshmërinë e procesit zgjedhor”, deklaroi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa. /Alsat.mk