Elmedin Asani, drejtori që nuk ndalet duke i shërbyer pacientët hallexhinj

Elmedin Asani , është drejtori shqiptar që ka bërë një kthesë të madhe në Klinikën për kirurgji të fëmijëve në Shkup.

Marketing

Ai bërë një organizim të shkëlqyer të stafit mejkësor dhe atij ndihmës.

Ka rritur cilësin e shërbimeve shëndetësore si dhe ka bërë që pacientët të marrin shërbimet e duhura shkruan portali AMERIKA-RADIO.

I përkushtuar për të shërbyer, gjithmon me buzëqeshje, ekspeditiv, autoritativ dhe gjithmon i vendosur t’i shërbej deri në fund pacientët hallexhinjë që vijnë nga gjithë Maqedonia e Veriut.

Kështu mund të përshkruhet me disa fjale drejtori organizativ në Klinikën Universitare për kirurgji të fëmijëve në Spitalin Shtetëror në Shkup, Elmedin Asani.

Ai gjithmon është në krye të detyrës për t’ju hapur të gjitha rrugët dhe mundësit prindërve të cilët i kanë të sëmur fëmijët e tyre,që të marrin shërbimin mjekësor në afatin më të shkurtër kohor në Klinikën për kirurgji të fëmijëve në Shkup.

Elemedin Asani, është një kuadër i shkëlqyer që vjen nga Çegrani i Gostivarit.