E nisim praktikën, drekë para ndeshjes

Nuk duhet harruar se sporti ka të bëjë kryesisht me vëllazërinë, paqen dhe miqësinë. Të gjitha klubet e futbollit të Ligës së Parë në një takim kishim vendosur për një nismë të tillë, ndërsa ne po e fillojmë sot dhe shpresojmë që edhe klubet e tjera të vazhdojnë kështu.

Marketing

Ne duam të krijojmë një mjedis familjar në Ligën e Futbollit duke organizuar një drekë apo darkë mes kryesive përpara çdo ndeshjeje. Sot një gjë të tillë organizuam mes dy kryesove tona, pra mysafirët tanë Makedonija Gj.P, me shpresë që kështu do të jetë edhe në vazhdim.