Nesër në Tetovë nënshkruhet deklarata e koalicionit opozitar “Lidhja Europiane për Ndryshim”

Nesër, më 28 nëntor, festën e madhe kombëtare të shqiptarëve, në qytetin e Tetovës do të nënshkruhet deklarata zyrtare e koalicionit “Lidhja Europiane për Ndryshim”.

Marketing

Ceremonia e nënshkrimit të deklaratës do të jetë ngjarje historike, me një organizim madhështor, e cila do të jetë pikënisja e fitores së madhe të koalicionit, pikërisht në ditën e fitores së shqiptarëve, ditën e flamurit.

Për detajet më të hollësishme të kësaj ngjarje do të njoftoheni në vijim” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.