Zv/kryeministri Bytyqi kryesoi me seancën e shtatë të Këshillit të Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Hapësinore

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot kryesoi me seancën e shtatë të Këshillit të Infrastrukturës Kombëtare të të Dhënave Hapësinore (IKDHH).

Marketing

Në seancë u diskutua për disa çështje aktuale në lidhje me aktivitetet e realizuara në vitin 2023, të cilat ishin pjesë përbërëse e Raportit Vjetor për Zbatimin e Programit Vjetor për IKDHH për vitin 2023, i cili u miratua nga Këshilli.

Në rend dite të seancës ka qenë edhe Propozimi i programit vjetor për IKDHH për vitin 2024, për të cilin Këshilli ka dhënë mendim pozitiv dhe kështu do të përfshihet edhe në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këshilli miratoi edhe Propozim-Dekretin për formën dhe përmbajtjen e Regjistrit të grumbullimit të të dhënave hapësinore, i cili rezulton si obligim nga ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për IKDHH të Republikës së Maqedonisë së Veriut.